Sot nis procesi për "Partizanin", Malltezi: Gjueti shtrigash! Nisi me urdhër të kryeministrit

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 09:54 | Kronikë

Sot nis procesi për "Partizanin", Malltezi: Gjueti shtrigash!

Jamarbër Malltezi ka deklaruar se procesi ndaj tij dhe të pandehurve të tjerë të dosjes “Partizani” është një “gjueti shtrigash”.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, Malltezi pretendon se gjithçka është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe “prokurorët e posaçëm kanë zbatuar urdhrat e tij”, shkruan A2.

“Që nga dita e parë dihet që është një çështje qesharake politike. Gjueti shtrigash ku gënjyen pasi doli që toka është e tironsve. Menjëherë pas urdhrit të Ramës, në kongresin e PS në prill 2022 prokurorët kanë bërë 16 kërkesa brenda muajit në të gjitha institucionet. Ne do të përballemi me këtë çështje, por në thelb është një çështje pa fakt penal që nisi me kallëzim të rremë të Taulant Ballës”, tha Malltezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos