SPAK i sekuestron apartamentet Erion Veliajt dhe bashkëshortes

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 17:17 | Kronikë

SPAK i sekuestron apartamentet Erion Veliajt dhe bashkëshortes

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të sekuestrojë një apartament dhe shtesën e tij në pronësi të kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij Arjola Xoxa.

Pasuritë e sekuestruara janë të regjistruara në emër të subjektit tregtar A.K., por SPAK ka dyshime se Veliaj dhe Xoxa kanë interesa pasurore mbi këto pasuri që ndodhen te rezidenca Kodra e Diellit, ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

SPAK  pretendon se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos