SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, raporton A2 CNN. Ai akuzohet nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”, kryer në bashkëpunim.
Myzyri është thirrur ta hënën bashkë me avokatin, për t'u pyetur si i pandehur.
Zyrtari dyshohet të ketë shkelur ligjin gjatë një procedure tenderuese me një vlerë mbi 2 miliardë lekë të rinj. (A2 Televizion)