
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar gjatë mbrëmjes së sotme në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur në këmbë. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në njoftimin e "bluve" thuhet: "Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rrerh 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën . Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve". (A2 Televizion)