Shkodër, pas sherrit banal qëllon me armë ndaj babë e bir, humb jetën djali

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazmend Janku
8 Shtator 2026, 15:12 | Kronikë

Mjafton një zënkë, për një motiv banal dhe sherri i ngritur nuk përfundon vetëm me fjalë por do të shkojë deri në përleshje fizike dhe të përfundojë me një të vrarë. Kaq pak kushton jeta e një njeriu. Në Shkodër është shënuar mëngjesin e kësaj të marte viktima e radhës për motive të dyshuara si banale.

Pas marrjes së njoftimit policia e Shkodrës ka arritur të ndalojë autorin e dyshuar të kësaj vrasje, i cili ishte i plagosur me mjet prerës të dyshuar thikë ndërsa pritet që të merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, që i mori jetën një të riu dhe plagosi babanë e tij. Gjithashtu policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos