Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2026, 15:29 | Kronikë

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” goditën një tjetër rast të sigurimit të llojeve të ndryshme të lëndëve narkotike dhe shitjes së tyre në doza.

Për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Paskuqan.

Ai është konstatuar në një automjet të parkuar në rrugën “Jordan Misja”, duke ndarë lëndë narkotike, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, dhe sapo ka parë shërbimet ka tentuar të largohet me vrap.

Pas kapjes, 27-vjeçarit i janë kryer kontrolle fizike dhe në automjet, si rezultat i të cilëve i janë gjetur doza të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, përzierje Crack dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos