Të shtëna me armë zjarri në mes të bulevardit në Vlorë

Nga A2 CNN
5 Janar 2025, 19:24 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në mes të bulevardit në

Pas një konflikti mes disa të rinjsh në Vlorë, debati ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit, shkruan A2 CNN.

Raportohet (e konfirmuar edhe nga Policia) se një shtetas pas një debati virtual ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar një here, dyshohet në ajër.

Më pas personat në fjalë janë larguar duke përfituar edhe nga errësira, shkruan A2 CNN.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Ismail Qemali rreth orës 18.30. Pas raportimit në polici, kjo e fundit ka nisur punën për identifikimin e shtetasit që ka qëlluar me armë. Ndërkohë fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Vendi ka qënë i rrethuar me kamera sigurie, por ato kanë qënë të fikura për shkak të mungesës së energjisë dhe nuk kanë filmuar asgjë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë-Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.

Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos