Të shtëna me armë zjarri në Orikum, një i plagosur

Nga Edi Ruçi
26 Janar 2025, 19:29 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Orikum, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së dielës në Orikum. Mësohet se një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve në  ka agravuar në përdorimin e armës se zjarrit.  

Rreth orës 18:40, në ambientet e një bari, Qerim Bello ka plagosur me armë zjarri 29-vjeçarin Sildi Velaj.  Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. I riu ka marrë dy plumba, një në shpatull dhe një në kofshë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos