Zjarr në katin e shtatë të një pallati në Durrës, katër banorë përfundojnë në spital

Nga Elitjona Doko
26 Janar 2025, 18:26 | Kronikë

Zjarr në katin e shtatë të një pallati në Durrës,

Një zjarr ka rënë në katin e katërt të një pallati në lagjen Nr. 7 të qytetit të Durrësit, në zonën që njihet si “Çezma e Ferrës.” Nga të dhënat e para mësohet se zjarri ka rënë në banesën e një gruaje të moshuar, e cila jeton e vetme.

Për shkak të përhapjes së zjarrit në banesën e saj, tymi ka dalë edhe në ambientet e përbashkëta të pallatit.

Katër banorë të pallatit, së bashku me të moshuarën në banesën e së cilës ra zjarri, janë dërguar në spital me ambulancë, për shkak të asfiksisë.

Efektivët e shërbimit zjarrfikës të qytetit kanë ardhur shpejt duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia në bashkëpunim me PMNZSH po kryejnë hetime për shkaqet e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos