Të shtënat me armë zjarri në Orikum, i plagosuri në gjendje të rëndë

Nga Edi Ruçi
26 Janar 2025, 20:27 | Kronikë

Të shtënat me armë zjarri në Orikum, i plagosuri në

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e të plagosurit në të shtënat me armë në Vlorë. Mësohet se, Sildi Velaj është duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin Vlorës.

Sipas bluzave të bardha, Velaj ka dy plumba në bacin dhe një në toraks dhe ndodhet në gjendje te rëndë dhe shok hemorragjik.

Po ashtu, paraprakisht mësohet se është goditur 10 herë në drejtim të tij me armë zjarri pistoletë.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos