Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë kushëririn e tij me mjet prerës, në bashkëpunim me vëllanë, ngjarje e ndodhur rreth një vit më parë.
Në pranga ka rënë shtetasi E. K., 32 vjeç, banues në Kukës, i cili ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, që i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, shkruan A2 CNN.
Sipas hetimeve, më 15 qershor 2024, në lagjen “Gostil” të Kukësit, 32-vjeçari dhe vëllai i tij, E. K., 35 vjeç (i arrestuar më herët), kanë tentuar të vrasin për motive të dobëta kushëririn e tyre, shtetasin A. C., duke e goditur me mjet prerës. (A2 Televizion)