Thesin me drogë në kurriz për të kaluar në Kosovë, policia tenton ta ndalojë, i nxjerr armën

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 08:47 | Kronikë

Thesin me drogë në kurriz për të kaluar në Kosovë,

Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të një personi që ishte duke transportuar lëndë narkotike nga kufiri me Shqipërinë.

I dyshuari ishte duke kaluar në kufirin e gjelbër, kur është pikasur nga efektivët e departamentit të kufirit.

Kur efektivët i janë afruar ai ka nxjerrë një armë dhe i ka kërcënuar, për t’u larguar më pas me vrap drejt kufirit shqiptar, i ndihmuar dhe nga errësira.

Ai ka lënë pas çantën që transportonte brenda së cilës u gjetën 21 kg kanabis sativa.

Policia e Kosovës ka rrethuar zonën dhe ka njoftuar dhe homologët shqiptarë për të bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos