U plagos me armë pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Nga A2 CNN
20 Gusht 2025, 19:33 | Kronikë

U plagos me armë pas një konflikti për motive të

A2 CNN mëson se i plagosuri me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është në gjendje kritike për jetën. 28-vjeçari Liridon Rata u plagos me armë zjarri rreth orës 16:40 gjatë një konflikti për motive të dobëta nga një 44-vjeçar i identifikuar nga policia dhe i shpallur në kërkim.

“Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij”, njofton Policia.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar menjëherë prej andej me makinën e tij tip “Toyota Yaris”, ndërsa 28 vjeçari u dërgua menjëherë në spiatal për të marrë ndihmën mjekësore.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari. A2 CNN ka siguruar pamjet nga aksioni i policisë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos