U shpall i zhdukur nga familjarët, kthehet në shtëpi Daniel Shima: Isha zënë me të dashurën

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 07:49 | Kronikë

U shpall i zhdukur nga familjarët, kthehet në shtëpi Daniel

Ish- zv.drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer pranë familjes.

Ai u denoncua i zhdukur pasditen e së mërkurës nga familja.

Gjatë deklarimeve që Shima ka dhënë pas rikthimit ka pohuar se ishte larguar në jug të vendit, pas një sherri që kishte pasur me të dashurën e tij, por pa dhënë shpjegime lidhur me mesazhin e dhënë familjes se po e arrestonte policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos