Zgjidhet zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2025, 14:01 | Kronikë

Zgjidhet zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e mbajtur nën drejtimin e Zëvendëskryetarit të Gjykatës znj. Saida Dollani, sot më datë 23.12.2025 zgjodhi Zëvendëskryetarin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, z. Dhimitër Lara.

Gjyqtari Dhimitër Lara, merr detyrën në përfundim të mandatit të Zëvendëskryetarit znj. Saida Dollani, e cila ushtroi detyrën e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kompetencat e Kryetarit nga data 23.12.2022 deri më datë 23.12.2025. 

Magjistrati z. Dhimitër Lara ushtron funksionin e gjyqtarit të gjykatës së apelit që nga data 05.04.2004, fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda (05.04.2004-19.12.2019) dhe nga data 19.12.2019 e në vazhdim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos