Thriller në Librazhd/ 45-vjeçari rreh kunatën, e kanos dhe përplaset me efektivët e policisë

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 11:32 | Kronikë

Thriller në Librazhd/ 45-vjeçari rreh kunatën, e kanos dhe

Ekspozimin e dhunës që ushtroi ndaj kunatës së tij, nga ana e kësaj të fundit, nuk e ka pranuar si duhet një 45-vjeçar nga Librazhdi.

Përveçse se e ka dhunuar, ai e ka kanosur 37-vjeçaren, në tentativë për ta penguar që të denonconte ngjarjen në polici.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, pas kallëzimit të një 37-vjeçareje se bashkëshorti i motrës së saj e kishte dhunuar dhe e kishte kanosur për të mos kallëzuar, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin N. P., 45 vjeç, banues në Librazhd”, njofton policia.

Pas kësaj, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, 45-vjeçari ka kundërshtuar me forcë efektivët e rendit.

“Në përfundim të veprimeve, shtetasi N. P., 45 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprat penale "Dhuna në familje", "Kanosja për të mos kallëzuar" dhe ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’”, sqaron policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos