Tjetër viktimë në plazhet shqiptare, humb jetën i moshuari

Nga A2 CNN
15 Gusht 2024, 20:19 | Kronikë

Tjetër viktimë në plazhet shqiptare, humb jetën i moshuari

Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme teksa ishte duke pushuar në bregdetin e Sarandës.

Sipas të dhënave të policisë, shtetasi J. Xh., 78 vjeç, banues në Memaliaj, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke pushuar në plazh dhe si pasojë ka humbur jetën në spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos