Mounir Nasraui, babai i yllit të Barcelonës, Lamin Yamal, ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së rëndë të natës së kaluar kur u sulmua me thikë në Katalonjë.
Mediat spanjolle raportuan se ai ishte duke shëtitur qenin kur nisi një përplasje verbale me disa persona, njëri nga të cilët më pas e ka goditur me thikë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por fatmirësisht është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai falënderon ata që e kanë mbështet në këto orë të vështira, ndërsa siguron se e keqja ka kaluar tashmë. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Tani jam më mirë, Një përqafim të madh të gjithëve”, shkroi ai.
Mounir Nasraui u vu në qendër të vëmendjes gjatë kampionatit Europian të futbollit ku djali i tij 17-vjeçar Lamin Yamal shkëlqeu me paraqitjet e tij, duke vendosur shumë rekorde, ndërsa në fund ngriti trofeun me Spanjën. (A2 Televizion)