Tom Doshi tregon pse u thërrit në SPAK: Nuk do të votoj asnjëherë për shkrirjen e këtij institucioni

Nga Armand Bajrami
24 Shkurt 2025, 10:47 | Kronikë

Ish-deputeti socialist, Tom Doshi doli pas rreth 2 orësh nga Prokuroria e Posaçme, ku ishte thërritur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Pas daljes ai foli shkurt për gazetarët, duke treguar arsyen pse ishte në SPAK. “Është normale të na thërrasë prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq, a ke dijeni, pyetën”, tha Doshi, shkruan A2 CNN.

I pyetur nëse do të votonte për shkrirjen e SPAK, ai u përgjigj: “Asnjëherë! E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tonë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos