Gjykata e Posaçme konfirmon masat e sigurisë "arrest në burg" të dhëna në mungesë për 9 nga të arrestuarit e operacionit "Pietari", anëtarë të dyshuar të 4 grupeve kriminale të përfshirë në trafikun e drogës në Finlandë. Bëhet fjalë për personat nën hetim: Besnik Spata, Erind Agalliu (alias Teneqexhiu), Altin Musta, Kevin Qevani, Toni Kota (alias Tavani), Geraldo Seferaj, Eltion Myftari, Ledjon Hoxha dhe Dorjan Luzaj.”
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim Besnik Spata, Erind Agalliu (alias Teneqexhiu), Altin Musta, Kevin Qevani, Toni Kota (alias Tavani), Geraldo Seferaj, Eltion Myftari, Ledjon Hoxha dhe Dorjan Luzaj.”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, me vendimin nr. 60, datë 05.06.2025, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 52, datë 02.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Besnik Spata, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283, paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 52, datë 02.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Erind Agalliu (alias Teneqexhiu), si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283, paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 52, datë 02.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Altin Musta, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283, paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 52, datë 02.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Kevin Qevani, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283, paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 52, datë 02.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Toni Kota (alias Tavani), si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283, paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
6. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 52, datë 02.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Geraldo Seferaj, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
7. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 52, datë 02.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Eltion Myftari, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283, paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të
Kodit Penal.
8. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 52, datë 02.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ledjon Hoxha, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283, paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
9. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 52, datë 02.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Dorjan Luzaj, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283, paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
10. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
11. Ndalohet publikimi i këtij vendimi, në referim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.
12. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit, brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.
(A2 Televizion)