Tragjike në Elbasan, i moshuari asfiksohet dhe ndërron jetë teksa digjte barishtet

Nga Belinda Ruçaj
16 Korrik 2025, 13:32 | Kronikë

Tragjike në Elbasan, i moshuari asfiksohet dhe ndërron jetë teksa

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme pranë zonës së Zaranikës në Elbasan, ku është gjetur pa shenja jete një person i moshuar, rreth 76 vjeç.

Sipas burimeve paraprake nga policia, viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën aksidentalisht. Hetimet e para tregojnë se i moshuari ka qenë duke djegur barishte dhe ferra për pastrimin e një sipërfaqeje toke, kur dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe më pas është përfshirë nga flakët në pjesën e rrobave që kishte veshur.

Zona përreth ku ndodhej trupi është gjetur e djegur, por nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin e personit të ndjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos