Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet në Itali Leonard Mnella i dënuar me 25 vjet burg

Nga Xhensila Kodra
16 Korrik 2025, 09:48 | Kronikë

Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet në Itali Leonard Mnella i dënuar

Ekstradohet nga Shqipëria në Itali Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela. A2 CNN raporton se 56-vjeçari prej vitit 2013 kishte arritur të falsifikonte vdekjen e tij përmes një certifikate të rreme.

56-vjeçari u ekstradua fillimisht nga SHBA në Tiranë në mars 2024, për llogari të autoriteteve italiane. Gjykata e Salernos e ka dënuar me 25 vjet burg për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos