Tronditet Tropoja, vritet me armë zjarri 43-vjeçari

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2024, 14:37 | Kronikë

Tronditet Tropoja, vritet me armë zjarri 43-vjeçari

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar këtë të premte në Tropojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një lokali, ndërsa viktima është identifikuar si një 43-vjeçar.

Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, informon policia.

Sakaq, në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë së Kukësit, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti,  si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos