Vorë, Policia i sekuestron një thikë 14-vjeçarit

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2024, 14:18 | Kronikë

Vorë, Policia i sekuestron një thikë 14-vjeçarit

Policia e Vorës njoftoi se ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në gjendje të lirë, për një të mitur 14 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë), shkruan A2 CNN.

Nuk bëhet e ditur nëse kontrolli është ushtruar në ambientet e shkollës apo diku tjetër. Njoftimi vjen pak ditë pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, me thikë, për shkak të një konflikti banal.

Policia ka shtuar kontrollet në shkollat 9-vjeçare në të gjithë vendin dhe në disa raste janë raportuar sekuestrime thikash që mbaheshin nga nxënës të kësaj grupmoshe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos