Plagosja me thikë në Tiranë, procedohet personi që i shiti mjetin prerës 19-vjeçarit

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2024, 14:10 | Kronikë

Plagosja me thikë në Tiranë, procedohet personi që i shiti

Policia e Tiranës ka arrestuar 19-vjeçarin i cili një ditë më parë plagosi me thikë një bashkëmoshatar pranë universitetit ku të dy studionin.

Në pranga përfundoi shtetasi Ajdin Ajvazi, 19 vjeç, banues në Kamëz. Ndërkohë, policia tha se procedoi në gjendje të lirë shtetasin E. T., 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton nga veprimet hetimore të kryera se i ka shitur thikën autorit të dyshuar.

Shtetasi A. A., ditën e djeshme, në Qytet Studenti, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të enjte në rrugën “Sotir Kolea”, në zonën e njohur si Qytet Studenti. Gjatë një konflikti të çastit, 19-vjeçari Ajdin Ajvazi plagosi me thikë 20-vjeçarin Aron Demirajn. Sherri mes tyre ndodhi në një rrugicë pranë institucionit arsimor privat ku ata studionin.

Pas kreu krimin, autori u largua me shpejtësi prej andej dhe pak minuta më pas u arrestua nga policia. Nga deklarimet paraprake ka rezultuar se dy të rinjtë kanë debatuar fillimisht me fjalë me argumentet se po shiheshin shtrembër dhe po i bllokonin rrugën njëri-tjetrit.

Fillimisht, 20-vjeçarit iu dha ndihma nga kalimtarët. Dhe më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës. Sipas burimeve për A2 CNN, si ka marr tre plagë, një në brinjë, në qafë dhe në shpatull. I riu, sipas mjekëve, iu nënshtrua ndërhyrjes dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje stabël. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos