Në pranga për masakrën e Dobraçit, gjykata merr vendim për 4 efektivët e “Shqiponjave”

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2024, 13:20 | Kronikë

Në pranga për masakrën e Dobraçit, gjykata merr vendim

Gjykata e Shkodrës ka komunikuar ditën e sotme masat e sigurisë për 4 efektivët e forcës “Shqiponja”, të cilët u arrestuan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për masakrat e 30 tetorit me 4 viktima.

Për efektivët Blerim Kurmetaj, Viktor Logu, Juljan Sterkaj, Marte Martini janë vendosur masat e sigurisë “Detyrim paraqitje”,  “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe po ashtu janë pezulluar nga detyra.

AMP i vuri në pranga dy ditë më parë katër efektivët, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën e 30 tetorit në lagjen Drobraç, ku mbetën të vrarë 4 persona, ndërsa dyshohet se kanë lejuar të largohet nga vendngjarja personin e tretë që udhëtonte në automjet me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos