Një kamion ka rrëshqitur në kthesë dhe është përplasur në anë të rrugës në Llogara. Si pasojë e spostimit të tij është bllokuar rruga në aksin rrugor “Orikum-Dhërmi”.
Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje dhe kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, deri në hapjen e rrugës.
Vlorë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Orikum-Dhërmi”, në Llogara, një automjet kamion dyshohet se ka rrëshqitur në kthesë dhe si pasojë e spostimit të tij është bllokuar rruga.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, deri në hapjen e rrugës. (A2 Televizion)