FNSH-ja kontrolle të shumta në hyrje të qytetit të Vlorës

Nga Jerola Ziaj
29 Maj 2024, 14:44 | Kronikë

FNSH-ja kontrolle të shumta në hyrje të qytetit të

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë "FNSH" kanë nisur një fushatë të rëndësishme për kontrollin e automjeteve dhe personave në hyrjen e qytetit të Vlorës. Ky veprim është pjesë e përpjekjeve për të forcuar sigurinë publike dhe parandalimin e krimeve.

Kontrollet e imtësishme janë përqendruar kryesisht në automjetet luksozë dhe ato me xhama të zinj. Burime zyrtare bëjnë të ditur se forcat operative po kryejnë kontrolle të përqendruara, veçanërisht për persona të dyshimtë ose atyre që dyshohet se mund të qarkullojnë me armë të ftohta.

Deri më tani, qëllimi kryesor i këtyre kontrollit mbetet identifikimi i rreziqeve potenciale dhe sigurimi i qytetarëve. Megjithatë, nuk ka ende informacione të detajuara për persona të shoqëruar ose të ndaluar gjatë këtyre operacioneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos