U fut në det për t’u larë, ndërron jetë 73-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
22 Korrik 2024, 13:47 | Kronikë

U fut në det për t’u larë, ndërron jetë

Pushimet për një 73-vjeçar janë kthyer në tragjedi. I moshuari sapo është futur në det ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima është identifikuar si M. D., 73 vjeç, banues në  lagjen nr. 13 Durrës.

“Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi M. D., 73 vjeç, banues në  lagjen nr. 13 Durrës, dyshohet se sapo ka rënë kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes”, thuhet në njoftimin për mediat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos