Policia e Shtetit, me anë të një deklarate për mediat, bën të ditur se lufta kundër ryshfetit do të intensifikohet, ndërsa thekson se 64 qytetarë janë vënë në pranga për këtë shkelje pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.
“Së fundi janë arrestuar shtetasit: R. V., 53 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; A. T., 22 vjeç dhe A. G., 28 vjeç, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur aparatin celular, gjatë drejtimit të automjeteve. Me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, këta shtetas kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.
Lufta kundër këtij fenomeni do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv”, njofton policia
(A2 Televizion)