Bllokuan rrugën Korçë-Pogradec, policia gjobit me 10 mijë lekë 24 drejtues mjetesh bujqësore

Nga Artin Halili
22 Korrik 2024, 13:00 | Kronikë

Bllokuan rrugën Korçë-Pogradec, policia gjobit me 10 mijë

Sektori i qarkullimit rrugor, sipas fermerëve që ishin pjesë e protestës së sotme në Maliq, ka marrë masa administrative me një shumë prej 100 mije lekësh të reja për 24 drejtues mjetesh bujqësore, të cilët sipas policisë rrugore, janë bërë shkak për bllokimin e rrugës nacionale Korçë-Pogradec në vendin e quajtur "Kthesa e Drithasit".

Një gjë e tillë është bërë me dije nga vet fermerët, ndërkohë qe vetëm për një fermer policia rrugore ka printuar fletën e masës administrative, ndërsa për të tjerët do kalojë në sistemin e policisë rrugore.

Në protestën e sotme ka patur përplasje midis forcave të policisë dhe fermerëve protestues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos