Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Levan.
Sipas raportimeve, 3 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Nuk dihet gjendja e tyre, por siç mund të shikohet në pamjet që A2 CNN sjell përplasja mes dy "Toyota" ka qenë shumë e fortë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, teksa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(A2 Televizion)