U kap në një hotel në ishujt Rosario, kush ishte roli brenda Kartelit Ballkanik i shqiptarit të arrestuar në Kolumbi

Nga Xhensila Kodra
27 Janar 2025, 11:04 | Kronikë

Policia kolumbiane arrestoi një shqiptar, i cili akuzohet nga autoritetet e vendit tonë për trafikim të armëve.

Almir Gjidiaj, 33 vjeç, nga Tropoja, qëndronte në një hotel në ishujt Rosario dhe kr policia ka ndërhyrë për ta arrestuar ai ka tentuar që të arratiset por është kapur në oborrin e hotelit, raporton A2 CNN.

U kap në një hotel në ishujt Rosario, kush ishte roli brenda

Pas shkëmbimit të informacioneve me Interpol u zbulua se ai kërkohej nga Shqipëria. Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.

U kap në një hotel në ishujt Rosario, kush ishte roli brenda
Ishujt Rosario, Kolumbi

Këto armë përdoreshin nga të ashtuquajturat mafia shqiptare, të lidhura drejtpërdrejtë me Kartelin Ballkanik, me prezencë në Mbretërinë e Bashkuar.

Almir Gjidiaj rezulton në të njëjtin grup me te arrestuarin tjetër në gusht të vitit të shkuar Admir Tutaj i cili u ekstradua drejt vendit tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos