Përmbyset kamioni me tulla, trafik i rënduar në autostradën Lushnje-Fier

Nga A2 CNN
27 Janar 2025, 09:29 | Kronikë

Një kamion që transportonte tulla ka dalë jashtë rruge në kryqëzimin e Savrës, duke bërë që trafiku në autostradën Lushnje-Fier të rëndohet.

Kamioni ka manovruar pasi një mjet ka hyrë në parakalim të gabuar.

Për të shmangur përplasjen drejtuesi i kamionit ka devijuar kamionin jashtë karrexhatës dhe një pjesë e ngarkesës ka rënë në rrugë.

Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun ndërsa punonjësit e zjarrfikëses po heqin nga rruga mbetjet e tullave që janë rrezik për qarkullimin.

Për pasojë qarkullimi në autostradën Lushnje-Fier është i ngadaltë nën mbikëqyrjen policisë rrugore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos