U rrëzua nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, humb jetën punonjësi 66-vjeçar në Berat

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 17:51 | Kronikë

U rrëzua nga kati i tretë i një pallati në ndërtim,

Një 66-vjeçar, punonjës i një firme ndërtimi në Berat, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim në lagjen “Kushtrimi”.

Si pasojë e dëmtimeve që ka marrë pas rrëzimit, 66-vjeçari ka humbur jetën në spital, teksa po merrte ndihmën e parë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos