
Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në rrugën Transballkanike në Vlorë, raporton A2CNN.
Një automjet ka goditur një biçikletë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur personi që lëvizte me biçikletë.
Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.
Ende nuk dihet identiteti i të plagosurfit dhe gjendja e tij shëndetësore.
Policia e Vlorës nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen. (A2 Televizion)