
Policia e Tiranës ka reaguar pas alarmit për një valixhe të dyshimtë që u gjet pranë ish-kinemasë "17 Nëntori"
Me anë të një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.
Gjithashtu, bëhet e ditur se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.
“Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla Operative se në rrugën ‘Bardhok Biba’, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.
Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.
Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi”, njofton policia.
(A2 Televizion)