Vëzhguesit kontestojnë një votë në Vlorë, policia i largon nga qendra e numërimit

Nga Edi Ruçi
12 Maj 2025, 23:47 | Kronikë

Vëzhguesit kontestojnë një votë në Vlorë, policia

Disa vëzhgues të partive të ndryshme politike janë nxjerrë jashtë nga KZAZ numër 87 në Vlorë, pasi disa prej tyre kanë kontestuar një votë gjatë procesit të numërimit. Ata kanë pasur kontestime edhe për vulat në fletët e votimit ku pretendohet se kanë qenë të ndryshme.

Vëzhguesit kontestojnë një votë në Vlorë, policia

Pas debatit me numëruesit, ata kanë kërkuar nga policia që të largojë vëzhguesit, të cilët kanë debatuar me efektivët

Policia ka udhëzuar një pjesë të vëzhguesve që të lirojnë dy rreshtat e parë të karrigeve, por edhe pse një pjesë prej tyre janë bindur, të tjerë janë ngjitur në karriget e sipërme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos