Plagosja me armë zjarri e 28-vjeçarit në Fresk, një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 10:53 | Kronikë

Plagosja me armë zjarri e 28-vjeçarit në Fresk, një i

Një shtetas është arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, lidhur me plagosjen me armë zjarri disa ditë më parë të një 28-vjeçari në zonën e Freskut.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasit e arrestuar dyshohet se kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj.

Ndërkohë Policia njofton se vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes dhe të bashkëpunëtorit të tij, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2025, te Fresku, ku u plagos me armë zjarri një 28-vjeçar.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, pasi dyshohet se kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj.

Vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes dhe të bashkëpunëtorit të tij.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2025, në Fresk, ku u plagos me armë zjarri një 28-vjeçar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar shtetasin A. D., 30 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. H., për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit në krim”. 

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit J. A., 28 vjeç, kanë kryer veprime (lëvizje dhe fshehje të sendeve) për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj, shtetasin K. C.(L.), i cili është shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos