Policia e Tiranës operacion kundër lojërave të paligjshme të fatit, çfarë raportohet

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2024, 21:27 | Kronikë

Policia e Tiranës operacion kundër lojërave të paligjshme

Policia e Tiranës po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion kundër lojërave të fatit.

Burime për A2 CNN bëjnë me disa se po ushtrohet kontroll në disa pika në kryeqytet, ndërkohë që janë disa persona që janë kapur nga policia.

Mësohet se kontrollet janë bërë në disa zona të kryeqytetit, si Fresk, Bllok, Mëzez, Kamëz, Astir, Kombinat, etj.

Ndërkohë ende nuk ka detaje shtesë mbi emrat e të arrestuarve, apo pikat të cilat janë goditur.

Kujtojmë se operacionet kundër lojërave të paligjshme të fatit jënë zhvilluar herë pas here nga Policia, ku gjurmohen kryesisht ata që vendosin lloto sportive nga telefoni, por edhe ata që organizojnë lojëra të tjera, si pokeri, etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos