Policia ka gjetur dhe sekuestruar thikën e përdorur në vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Është gjetur në afërsi të Gjykatës së Apelit në rrugën e Elbasanit.
Mësohet se së bashku me thikën është gjetur edhe çanta e shkollës së 14-vjeçarit, autor i ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë më 18 nëntor pranë shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, ndërsa arma e krimit nuk u gjet nga policia edhe pse 14-vjeçari u ndalua që ditën e krimit.
“Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës "Fan Noli", ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën "Fadil Rada" është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)