Vodhi kabllot e ndriçimit në Spille, vihet në pranga 24-vjeçari në Kavajë

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2024, 10:36 | Kronikë

Vodhi kabllot e ndriçimit në Spille, vihet në pranga

Policia bën të ditur se ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike të shtyllave të ndriçimit në Spille.

Vjedhja ka ndodhur më 31 tetor, ndërsa të njëjtën gjë, sipas policisë, 24-vjeçari ka tentuar ta bëjë sërish edhe një ditë më pas, shkruan A2.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasin në kërkim F. Xh., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 31.10.2024, ka vjedhur kabllo elektrike të shtyllave të ndriçimit në Spille, ndërsa më datë 01.11.2024, ka tentuar të vjedhë kabllo të tjera elektrike të shtyllave të ndriçimit në të njëjtën zonë”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos