Një 34-vjeçar nga Republika Çeke është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se ka vjedhur një automjet në portin e Durrësit.
“Si rezultat i operacionit “Perimetri”, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. K., 34 vjeç, banues në Çeki, i cili dyshohet se më datë 13.07.2025, në Portin e Durrësit, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit A. Ç., 59 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia. (A2 Televizion)