Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset automjeti, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 08:46 | Kronikë

Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset

Një aksident është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shelegar.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur, raporton A2 CNN.

Për pasojë, është plagosur drejtuesi i mjetit, një 22-vjeçar nga Delvina, i cili udhëtonte i vetëm. I riu u transportua menjëherë në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Nga testimi i kryer për alkool, drejtuesi rezultoi negativ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos