Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Apeli lë në burg Xhino Agon, por vlerëson të paligjshëm arrestimin në flagrancë

Nga A2 CNN
19 Janar 2026, 15:49 | Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Apeli lë në burg Xhino Agon, por

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm konfirmoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Xhino Agon, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Mondi Mëhallës në Elbasan, në nëntor 2025.

Ndonëse la në fuqi masën e caktuar më herët nga Shkalla e Parë, Apeli vlerësoi të paligjshëm arrestimin e tij në flagrancë.

Kujtojmë se biznesmeni 43-vjeçar, Edmond Mëhalla u vra me armë zjarri brenda makinës së tij në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos