Vrasja e Egli Pashollarit, Buçpapaj nuk sqaron motivet: I kam kërkuar falje familjes së viktimës

Nga Igli Çelmeta
3 Mars 2026, 11:29 | Kronikë
Vrasja e Egli Pashollarit, Buçpapaj nuk sqaron motivet: I kam
Buçpapaj (m) dhe viktima Egli Pashollari (d).

Gazmend Buçpapaj i arrestuar një ditë më parë, i dyshuar si autori i vrasjes së Egli Pashollarit para hetuesve nuk ka dhënë sqarime për motivet e ngjarjes, raporton A2 CNN. 40-vjeçari ka treguar pendesë dhe ka kërkuar falje familjes për humbjen e jetës së 31-vjeçarit.

Buçpapaj pasi qëlloi me thikë për vdekjes Pashollarin u arratis. Ai fshihej në një banesë në Tropojë.

Autori i vrasjes së Egli Pashollarit u arrestua një ditë më parë në Tropojë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-Parkut në Tiranë, më 20 shkurt, ku viktimë mbeti 31-vjeçari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos