Vrasja në Rinas, gazetari Çelmeta: Nuk janë komando, 8 persona kanë marrë 5 milionë euro

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2025, 21:57 | Kronikë

Autorët e atentatit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe shoku i tij Mustafa Sheqeri, “nuk janë vrasës profesionistë, as komando, as ish-punonjës ushtrie, por janë punëtorë krimi. Puna e tyre e vetme është të kryejnë vrasje”. Këtë informacion dha në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetari Igli Çelmeta. Sipas burimeve të tij në atentat kanë marrë pjesë 8 persona, ndërsa për ekzekutimin janë ofruar 5 milionë euro, ndërsa të implikuar janë edhe punonjës të policisë.

“Lidhur me ngjarjen e rëndë ka informacione që për Gilmando Danin janë ofruar 5 milionë euro. Dhe kanë marrë pjesë në atentat 8 persona. Nuk janë vetëm ata që dalin, por është një logjistikë ka të implikuar edhe punonjës zyrtar të policisë rrethi është shumë i gjerë, por edhe pagesa për një atentat në një vend të sigurt si aeroporti janë vrasës me pagesë që nuk e dinë se kush është porositësi. Një ish-komando e ish-ushtarak të godet me tek plumb në gjoks. Ata janë punëtorë krimi”, u shpreh gazetari në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Për gazetari shqetësues është fakti që ky atentat ndodhi në një vend të sigurt sikurse aeroporti i Rinasit, ndërsa shprehet se mburoja e vetme e qytetarëve mbetet fati.

“Më e rëndë për mua si qytetar është që mburoja e vetme që kemi për siguri është vetëm, fati. Ku ishte policia e shtetit,. Nga rrethi i Rinasit deri te komisariati është 150 metra. Atentati i Rinasit është një ndër atentate e mirëorganizuar e mirëmenduar, por edhe një nga ngjarjet më kriminale, jo vetëm për ashpërsinë e atentatit, por për vendin ku ndodhi, vetëm 5 metra nga dalja e parkingut. Policia e Shtetit ka informacione që nuk i siguron vetëm nga hetimet në mbledhjen e provave, por edhe nga kontigjentë kriminalë. Policia ka lidhje të ngushta me grupet kriminale”, deklaroi ai në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos