SPAK-ut "i del pronari"! Shtyhet "Partizani", Begeja e Malltezi: Gjyqi politik

Nga Armand Bajrami
25 Nëntor 2025, 19:19 | Kronikë

Gjykata e Posaçme shtyu për më 10 dhjetor seancën e dosjes “Partizani”, për shkak të mungesës së një prej avokatëve në proces. Jashtë sallës, të pandehurit Jamarbër Malltezi e Xhimi Begeja thanë se gjyqi ndaj tyre ishte politik.

Gjykata e Posaçme u detyrua të mbyllë pa nisur të martën seancën gjyqësore të radhës të dosjes “Partizani”, me të pandehur ish-kryeministrin, Sali Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe 6 të tjerë. Shkak i shtyrjes së seancës ku Berisha nuk ishte i pranishëm u bë mungesa e një prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve.

Jashtë sallës, duke kujtuar përndjekjen komunistë ndaj paraardhësve të tij pronarë trojesh në Tiranë, i pandehuri Malltezi tha se gjyqi ndaj tij ishte politik.

Në të njëjtën linjë, i pandehuri Xhimi Begeja, tha se ish-pronarët ishin kompensuar minimalisht nga shteti, duke konsideruar si pronë të pakompensuar edhe truallin mbi të cilin është ndërtuar SPAK. 

Dosja “Partizani” ndodhet në fazën e parashtrimeve paraprake të palëve. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 10 dhjetor në orën 12:30. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos