Kallëzimet e PD, deputeti Tërmet Peçi jep "llogari" në SPAK

Nga Armand Bajrami
25 Nëntor 2025, 19:25 | Kronikë

Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Pecci, njëkohësisht, ish-kryebashkiak i Tepelenës ishte paraditen e së martës në SPAK. Ligjvënësi socialist u paraqit i vetëm në Strukturën e Posaçme, ku u mësua të ishte për të dhënë deklarime si person në dijeni mbi rrethanat e një hetimit. SPAK nuk ndau informacion zyrtar në lidhje me praninë e deputetit.

Burime jozyrtare konfirmuan për A2 CNN se shpjegimet e Peçit kishin lidhje me funksionin e tij të mëparshëm të kryebashkiakut. SPAK po heton një kallëzim të bërë nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të 11 majit, që ngritë dyshime për përfshirje të Peçit në një skemë abuzive të shpërdorimit të fondeve të bashkisë që drejtonte.

Pas daljes nga SPAK, Peçi nuk dha asnjë komet për gazetarët. Ndërsa tha në formë batute “të fala Ristanit”.

Pas zgjedhjeve të 11 majit, nga selia e PD, ish-deputeti i kësaj partie, Arben Ristani ka denoncuar publikisht Peçin për shpërdorim të fondeve të rindërtimit dhe të fondeve IPARD gjatë kohës që drejtonte bashkinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos