Makina përmbyset në rrugë pas aksidentit në Fier

Nga Çaku Tafa
22 Shtator 2025, 23:06 | Kronikë

Makina përmbyset në rrugë pas aksidentit në Fier

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në unazën perëndimore të qytetit të Fierit. Një automjet tip “Toyota” pasi ka humbur kontrollin, është përplasur me një tjetër automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës.

Sipas të dhënave paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, por vetëm për dëme materiale, shkruan A2 CNN.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos